Ne transformojmë hapësira të zakonshme në qendra inovacioni dhe edukimi .
Që prej vitit 2020, BiblioTech ka ndihmuar qindra fëmijë dhe të rinj të fitojnë aftësi dixhitale, të zhvillojnë kreativitetin e tyre dhe të përdorin teknologjinë në mënyrë të sigurt.
Fillo projektin tënd tani me ne

Pak historik
Rrugëtimi i BiblioTech
Që prej vitit 2020, BiblioTech është rritur nga një hapësirë pilot në Tiranë në një rrjet të hapësirave inovative nga veriu në jug.
Çdo vit ka sjellë partneritete të reja dhe transformime në komunitete të ndryshme të Shqipërisë.
2020Tiranë
4 hapësira publike të transformuara në qendra dixhitale & krijuese.2021Korçë
Hapja e hapësirës së parë BiblioTech në juglindje.2022Shkodër
Zgjerimi i modelit në veri — fokus në sigurinë online & aktivitetet komunitare.2023Roskovec
Nisma e parë BiblioTech në një zonë rurale — akses, barazi & komunitet.2025Pogradec
Shtrirja më e re e rrjetit — një model i ri bashkëpunimi me institucionet lokale.
Ndikimi ynë deri sot
Nga viti 2020, BiblioTech ka sjellë mundësi të reja për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetet në gjithë Shqipërinë.

Hapësira të transformuara

Fëmijë dhe të rinj të trajnuar

Edicione të BiblioTech Challenge

Tech Camps me 90+ pjesëmarrës

Të rinj të arritur online
Bëhu pjesë e rrjetit
BiblioTech
Nëse ke një hapësirë, vizion ose dëshirë për të kontribuar — ka një mënyrë për t’u bërë pjesë e BiblioTech.
Për Pronaret Privatë
Kthe hapësirën tënde të pashfrytëzuar në një qendër moderne teknologjie dhe bashkëpunimi.
Ne ofrojmë modelin, brandin dhe udhëzimet — ti sjell hapësirën dhe vizionin.
Për Bashkitë & Institucionet Publike
Transformo hapësirat komunitare në qendra për edukim dixhital, kreativitet dhe aktivitete për të rinjtë.
Një model i provuar, i thjeshtë për t’u replikuar në çdo qytet.
Për Bizneset & CSR
Mbështet një BiblioTech Hub dhe ndikimin social të tij në komunitet.
Rrit imazhin tënd, investo në edukimin e brezit të ri dhe bëhu dhe ti pjesë në një rrjet inovativ.



